Në llogarinë zyrtare të Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, është publikuar një reagim zyrtar nga ekipi i tij menaxhues, pas lajmit të rëndë për vdekjen e vëllait të tij.

Në njoftim bëhet e ditur se varrimi do të bëhet në ora 17:00 në fshatin Pavlan të Pejës.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje. (Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit)”, thuhet në reagimin e publikuar në Instagram.

Reklamë

Kujtojmë se 15-vjeçari vdiq tragjikisht të premten në një aksident trafiku në Pejë, ku motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një veturë.