×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Hagë

    Një tjetër amerikan dëshmitar i radhës i mbrojtjes së Thaçit, ish-zëvendësi i Kushnerit nis dëshminë

    Reporteri
    30 Shtator 2025 | 10:07

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Në seancën e sotme është paraqitur dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Thaçit.

    Ai është amerikani Jock Covey.

    Covey, është ish-Zëvendës Kryeadministrator i UNMIK-ut. Ai ka shërbyer në këtë pozitë nga viti 1999-2001 kur Kryeadministrator ishte Bernard Kouchner.

    Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

    Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!