Lumbardh Salihu, ish-kandidat për deputet nga radhët e LDK’së, i ka dalë në përkrahje kandidatit për asamble në Komunën e Prishtinës, Egzon Pacollit, që është edhe Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së.

Salihu e ka postuar një foto të Pacollit në InstaStory, teksa ka treguar numrin që ai mban për zgjedhjet e 12 tetorit, duke u bërë kështu thirrje qytetarëve që ta votojnë.

Pacolli renditet në listën e LDK’së për Prishtinë më numrin 14.

Reklamë

Lumbardh Salihu u bë i njohur në publik me pjesëmarrjen e tij në edicionin e kaluar të formatit “Big Brother VIP”, ku edhe fitoi.