×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti reagon për herë të parë pas kërcënimeve të njerëzve të VV-së për dëbim të tij nga Kosova

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 21:40

    Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje ditë më parë përdori një gjuhë përçarëse dhe kërcënuese në një status të publikuar në rrjete sociale.


    Pas euforisë së fitores së partisë të cilës i takon, Zyba tha se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune.

    Madje ai tha se vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku.

    Pas këtij kërcënimi të hapur që pati Zyba, tanimë ka reaguar edhe Shpend Ahmeti, i pari i PSD-së, i cili tha se është qytetar krenar i Kosovës dhe se nuk e ka synim azilin në asnjë shtet tjetër.

    “Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër. Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë. Urime miq të mi! Kosova ka mjaft probleme për me i zgjidh”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!