Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka premtuar se në mandatin e dytë do të ndërtojnë palestrën e mbyllur sportive, për të cilin projekt ka thënë se do të investohen mbi 300 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se rinia dhe sportistët e Junikut e meritojnë një palestër me standardet e fundit ndërkombëtare.

Postimi i tij i plotë:

Reklamë

Të dashur junikas,

Në mandatin e dytë do të ndërtojmë palestrën e mbyllur sportive. Për këtë projekt do të investojmë mbi 300,000 euro sepse rinia dhe sportistët e Junikut e meritojnë një palestër me standardet e fundit ndërkombëtare.

Projektin e detajuar tanimë e kemi të gatshëm dhe në mandatin e dytë mbetet vetëm implementimi. Prandaj urime të gjithve palestra sportive e Junikut.

Vazhdojmë +4 pa balotazh.
#LDK113
#JunikuPërtej

Reklamë