Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besnik Osmani, ka vazhduar takimet e tij në terren me biznese të ndryshme lokale, duke theksuar rëndësinë që ato kanë për zhvillimin ekonomik të komunës.

“Derë më derë me bizneset tona që punojnë me përkushtim e përgjegjësi çdo ditë,” shkroi Osmani në një postim në rrjetet sociale, ku theksoi se Fushë Kosova ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh – nga pajisje sportive nga e gjithë bota, deri te shërbimet profesionale të dekorit dhe pastërtisë.

Ai nënvizoi se ky angazhim i sektorit privat po e bën tregun lokal gjithnjë e më konkurrues dhe se mbështetja e bizneseve është thelbësore për të ndërtuar një komunë të zhvilluar.

Reklamë

“Pa ekonomi të fortë, nuk ka komunë të zhvilluar!”, shtoi Osmani.