Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Shtime në përkrahje të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune.
Krasniqi, në një tubim plot entuziazëm në mesin e përkrahësve të PDK-së, ka thënë se kandidati i PDK-së, është kandidati më i denjë për këtë garë.
“Shtimja nuk ka nevojë të çlirohet, se është e lirë. Por, Shtimja ka nevojë të zhvillohet. Ka nevojë për zhvillim. Kush e do Shtimen dhe do përfaqësimin më të mirë, votojeni numrin 191, sepse pas një jave vendoset për të ardhmen dhe kjo e ardhme ka një emër. Emri është Dr. Përparim Ramusa. Numri është 191. Dilni, votoni, fitoni”, ka kërkuar Krasniqi.