×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Pika 156 e Aktgjykimit

    Kushtetuesja: Detyrim kushtetues përfaqësimi i komuniteteve në Kuvend dhe në Kryesinë e tij

    Reporteri
    08 Tetor 2025 | 17:40

    Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin të publikuar sot lidhur me kërkesën e Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, në pikën 156 ka theksuar se përfaqësimi i komuniteteve që nuk janë shumicë në Kuvend, përfshirë edhe në Kryesinë e tij, është detyrim kushtetues.

    Sipas Kushtetueses, nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, Kryesia do të mbetet e paplotë dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

    Zgjedhjen nënkryetarit nga komuniteti serb, Kushtetuesja e ka vlerësuar si parakusht të domosdoshëm për konstituimin e plotë të Kuvendit të Kosovës.

    “156. Ashtu siç u theksua më lart, përfaqësimi i komuniteteve që nuk janë shumicë në Kuvend përfshirë edhe në Kryesinë e Kuvendit është detyrim kushtetues. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë nënkryetarin nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, Kryesia e saj do të ishte e paplotë dhe jokushtetuese. Në këtë kontekst, zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti Serb si anëtar i domosdoshëm i Kryesisë së Kuvendit, është parakusht për konstituimin e Kuvendit”, thuhet në Aktgjykim.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!