×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Detajet

    Gjuajta me armë në Komoran – Rasti lidhet me një mosmarrëveshje të para tri javëve, tre persona të përfshirë, s’janë arrestuar

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 16:16

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka dhënë detaje të reja për rastin e ndodhur sot në fshatin Komoran të Drenasit. Ai tha se ky rast nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, shkruan Reporteri.net.

    Gashi theksoi se tre persona janë të përfshirë, ku gjithçka ka nisur nga një përleshje para tri javëve.

    “Jemi në Komoran pas një informate për një mosmarrëveshje që ka ndodhur mes një personi dhe dy të tjerëve i cili nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor. Arsyet e konfliktit nuk dihen në detaje, mirëpo sipas informatave lidhet me një mosmarrëveshje të para tri javëve, të njëjtit janë të dyshuar për grabitje dhe vepra penale ordinere dhe nuk lidhet me procesin zgjedhor”, tha Gashi.

    Të dyshuarit ai tha se janë të njohur për Policinë, por të njëjtit nuk janë arrestuar ende.

    “Ky rast nuk cënon asnjë mënyrë integritetin e procesit zgjedhor”, tha ai.

    “Është një gjuajtje me armë mirëpo nukkem të vërtetuar gjendjen faktike në detaje, nëse me armë është gjuajtur në drejtim të personave. Nuk ka persona të ndaluar, persona që kanë qenë të involvuar. Janë tre persona të involvuar, të tre personat kanë të kaluar kriminale. Nuk ka të lënduar, por ka dëmtim prone, pasi të njëjtit fillimisht janë goditur me shofura metale dhe e kanë dëmtuar veturën dhe një nga personat ka gjuajtur me armë. Tani po i marrim këtu kamerat dhe do të dalim me detaje të tjera”, tha tutje Gashi.

    Ai sqaroi se dy persona e shoqëruar në polici janë vetëm dëshmitarë, të dyshuarit ende nuk janë arrestuar. Dihet kush janë, janë të njoftur për Policinë dhe Prokurorinë”, tha Gashi para mediave.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!