×
  • Lajme
  • Botë

    Biznesmenit i vjedhin orën 800 mijë dollarëshe

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 23:58

    Hajdutët i kanë vjedhur orën me vlerë mbi 800 mijë dollarë një biznesmeni të njohur japonez.


    Ai po pinte një cigare jashtë Hôtel Napoléon afër Arc de Triomphe de Champs-Elysées në Paris, kur një hajdut i mori orën nga dora.

    Hajduti iu afrua me pretekstin për t’i marrë një cigare dhe kur biznesmeni nxori dorën nga xhepi ai i mbërtheu orën me forcë dhe iku me vrap, shkruajnë mediat e huaja.

    Ora ishte e markës Richard Mille Tourbillon Diamond Twister. Ora luksoze zvicerane ishte e mbuluar me diamante dhe vlera e saj shkon 830.000 dollarë.

    Ora mund të shitet në tregun e zi rreth 30% ose 50% më pak se vlera e saj e vërtetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!