×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i LDK-së sulmon Natyra Kuçin e PSD-së: Fitoi vota vetëm sepse vije nga Deçani i AAK-së

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 12:21

    Zyrtari i lartë i LDK-së, Bajram Gecaj ka sulmuar ashpër koalicionin PSD-AAK pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.


    Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se PSD është dënuar për politikat e tyre joparimore dhe të gabuara që sipas tij i zgjatën jetë qeverisë.

    Ka folur pak edhe për Natyra Kuçin, e cila pritet të bëhet deputetja e vetme nga ky koalicion, teksa ka thënë se ajo është aty ku është vetëm sepse vije nga Deçani.

    Postimi i plotë:

    Pa marrë parasysh çfarë thonë “shpendët” e PSD-së, kjo parti është dënuar për politikat e tyre joparimore dhe të gabuara të cilat i zgjaten jetë qeverisë më të mbrapsht që kemi pasur ndonjëherë në vendin tonë. Natyra Kuçi nuk është masë e drejtë për vlerësimin e kësaj partie, pasi që ajo ka marrë votë për shkak se vjen nga strofulli i AAK-së, jo pse i takon PSD-së!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!