Gani Dreshaj ka thënë se duhet të bëhet rinumërimi i të gjitha votave në Kosovë.
Sipas kandidatit për deputet të AAK-së, vota e secilit kandidat nuk duhet të jetë në mëshirën e klasëve shkollore dhe personaliteteve të ndryshme të njerëzve.
“Plot kandidatë kanë paguar shuma të mëdha në fushatën zgjedhore, njoh që janë futur edhe në kredi, kanë harxhuar energji, kanë vrapuar mjaft, me synimin e vetëm për të qenë deputet/e. Për hir të korrektësisë e demokracisë duhet të bëhet rinumërimi i të gjitha votave në KQZ.
Që nga paslufta, jam i bindur që ka patur, ka edhe sot, e do të ketë edhe në të ardhmen dallavere kur në pyetjen janë listat e kandidatëve.
Të gjithë kemi dëgjuar për marrëveshjet e mundshme që mund t’i bëjnë komisionerët në qendrat e votimeve për listat e kandidatëve tek të gjitha partitë.
Unë flas publikisht e pa fije frike sepse kurrë nuk kam menduar e s’do jem pjesë e atyre lojërave të pista.
Andaj, për një garë fer e korrekte është shumë logjike që duhet të bëhet rinumërimi i votave në KQZ.
Vota e secilit kandidat nuk duhet të jetë në mëshirën e klasëve shkollore dhe personaliteteve të ndryshme të njerëzve, por duhet të numërohet në formë transparente dhe para mediave në KQZ” shkruan Gani Dreshaj në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.