×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Deklarata

    Krasniqi: Albin Kurti s’do të jetë më Kryeministër, epoka e qeverisë së tij ka marrë fund

    Reporteri
    26 Tetor 2025 | 12:22

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se sot u vërtetua ajo që kanë thënë më parë se Albin Kurti po e mban peng vendin, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, Kurti s’do të jetë më kryeministër.

    “Patëm 9 muaj bllokadë dhe sot u vërtetua ajo që e kemi thënë nga dita e parë që Kurti po e mban vendin peng se nuk i ka numrat për qeveri. Sot nuk ka më asnjë dyshim. 56 vota për Albin Kurtin dhe asnjë më shumë. Ky është fundi i një mashtrimi politik që vendin tonë i ka kushtuar.

    “Albin Kurti nuk do të jetë më Kryeministër, nuk do të jetë më. As prej zgjedhjeve të 9 shkurtit as prej zgjedhjeve të ardhshme. Epoka e qeverisë së tij ka marrë fund”, tha Krasniqi.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!