×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Nënkryetarja e LDK-së

    Kica-Xhelili: Propaganda, demagogjia e shkeljet kushtetuese nuk kanë mbështetje

    Reporteri
    26 Tetor 2025 | 17:57

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi sot dështoi të formohet Qeveria Kurti 3, e cila nuk i mori votat e mjaftueshme.

    Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se tha se nuk gjenë mbështetje, propaganda e demagogjia, duke akuzuar Kurtin për vjedhje të programit, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj i plotë:

    Veni, vidi, mentitus sum! ~ realiteti politik i Kurtit.

    Bllokada, vonesa, demagogji, vendime të paligjshme, shkelje kushtetuese, propagandë, e në fund seancë ku dëshmoi që ai është saktë ajo që ai nuk e thotë.

    Ajo gjuhë nuk ka mbështetje. Ajo demagogji nuk gjen numra. Ajo mendësi nuk ka të ardhme.

    Në krejt këtë rrëmujë, mandatari Kurti kishte shkuar aq larg sa t’a kopjonte planin e LDK: Ministri të Familjes; të

    Digjitalizimit; ndarje të Infrastrukturës nga Planifikimi etj.

    T’a kopjojnë edhe munden, por për t’a zbatuar i duhen njerëzit profesional, racional, me mendësi progresi e jo përçarëse – që këta NUK i kanë.

    In proximo nostro proelio! ✌?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!