Një moment tensioni është regjistruar në “El Clásico” mes Real Madridit dhe Barcelonës, në ndeshjen ku madrilenët po udhëhiqnin me rezultat 2-1.
Në minutën e 70-të, trajneri Xabi Alonso kreu dy zëvendësime të njëkohshme, duke larguar nga loja Federico Valverden dhe Vinicius Juniorin, për t’i zëvendësuar me Dani Carvajal dhe Rodrigo.
Vendimi nuk u prit mirë nga Vinicius, i cili ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm të ndeshjes deri në atë moment. Braziliani reagoi me nervozizëm, duke folur dhe gjestikuluar që sa ishte në fushë.
I understand him, Vinicius Jr was cooking and this is the biggest game.
— TC (@totalcristiano) October 26, 2025