×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / E FUNDIT

    Vërshimi në punishten e urës së Ibrit, Policia: S’ka elemente për vepër penale

    Reporteri
    01 Nëntor 2025 | 10:39

    Një sasi e madhe e ujit ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mitrovicë gjatë natës.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për Reporteri.net se s’ka elemente për vepër penale.

    “Dëmet që janë shkaktuar aty te pajisjet janë për t’u diskutuar mes Ibër-Lepencit dhe kompanisë që po i kryen ndërtimet”, tha ai për Reporteri.net.

    Ndërsa, Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se sot do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc” që për pasojë mund të ketë mungesë të ujit ne zonat më të larta të qytetit dhe në fshatrat përreth.

    Kjo kompani tha se ekipet e tyre janë në terren dhe po e monitorojnë situatën, ndërsa tha se do të ndërmerren masa për normalizim të furnizimit kur niveli i ujit në këtë kanal të stabilizohet.

    “Ju njoftojmë se nga kompania “Ibër-Lepenc” jemi informuar se gjatë ditës së sotme do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc”. Si pasojë e kësaj, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc do të punojnë me kapacitet të reduktuar të prodhimit, gjë që mund të shkaktojë mungesë të ujit, veçanërisht në zonat e larta të qytetit dhe fshatrat përreth. Ekipet tona janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e furnizimit sapo të stabilizohet niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc””, u tha në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!