Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se pasojat e bllokadës së buxhetit, po vërehen çdo ditë.
Rama tha se si pasojë e buxhetit nuk kanë mundur t’i paguajnë operatorët privat të transportit.
“Nuk i kemi as të hyrat vetanake me i pagu linjat tona të autobusëve, sot e gjashtë muaj nuk kanë marrë asnje cent operatorët privat si pagesë për shërimet e tyre, i falënderoj publikisht që qëndrojnë me ne si rezultat i bllokadës nga qeveria”, tha Rama në T7.
Rama ka thënë se Ministria e Brendshme e ka bllokuar projektin për Spitalin e Kryeqytetit.
Rama nxjerri edhe dokumentet, të cilat dëshmojnë se projekti nuk ishte dhënë nga Xhelal Sveçla.
“Projekti për Spitalin e Kryqytetit nuk na e keni dhënë, ministry Sveçla nuk e ka dorëzu projektin tek ne, i kemi more faktet. I kemi të gjitha të faktuara, janë me Emaile. Qe Spitali i Kryeqytetit, ku doni me shiku, zoom in të lutem, kërkesa jonë për Spitalin. Këto janë faktike, nuk flas me gënjeshtra, as me fjalë të kafeve”, tha Rama.