×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Konjufca u propozua për mandatar, Basha: Ky popull s’e ka luksin të shkojë dy herë në zgjedhje, opozita t’i thërrasë mendjes

    Reporteri
    04 Nëntor 2025 | 13:21

    Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ku Glauk Konjufca u propozuar si i mandatuari i radhës për kryeministër.

    Pas mbledhjes, kryeparlamentari Dimal Basha tha se ky vendim u mor në mënyrë që vendi të mos shkojë dy herë në zgjedhje.

    “Një njeri me shumë vlera siç është Glauk Konjufca. Arsyet siç edhe i përmendi janë të dyfishta, t’i ikim zgjedhjeve sepse ky popull nuk e ka luksin me shku në zgjedhje dy herë dhe e dyta kemi buxhetin e shtetit, kemi buxhetin e tri komunave dhe gjithashtu i kemi mbi 700 punonjës të RTK-së që i presin pagat e tyre. Opozita le t’i thërret arsyes”, ka thënë ai pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ku u vendos që Konjufca të jetë mandatar për kryeministër./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!