×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Numrat

    Daut Haradinaj: Nuk kam votë për Glauk Konjufcën

    Reporteri
    04 Nëntor 2025 | 21:48

    Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se ai personalisht nuk do të votojë për Glauk Konjufcën, megjithatë tha se do të konsultohet me partinë e tij dhe do të dalin me një qëndrim të përbashkët.

    Haradinaj e shprehu vlerësimin e tij për Konjufcën, duke thënë se ka shumë respekt për të si njeri dhe për angazhimin e tij si aktivist, por shtoi se nuk mund të mbështesin një qeveri që nuk i ka informuar rreth planeve dhe veprimeve të saj.

    Haradinaj tha se AAK nuk ka qenë pengesë për miratimin e buxhetit.

    “Unë të jem i sinqertë kam shumë respekt për Glaukun edhe si djalë, kohën kur ka shërby si aktivist, nuk po e them si metaforë si familje dhe si njeri. Jemi t’u fol për ekzekutivin, me gjithë respektin që e kemi ne jemi të injoruar total prej ditës që ka përfundu seanca e sotme, nuk ka pasë asnjë komunikim asnjë tendencë, nga kushdokoftë, qoftë edhe me na informu se çfarë po ndodh”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

    Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani e mandatoi sot Konjufcën për kryeministër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!