Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri para shtëpisë së tyre, në Golluboc të Malishevës. I dyshuari ende nuk është kapur.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se viktimat janë një 30-vjeçar dhe një 40 vjeçar.
Dorasi dyshohet se është dhëndri i tyre. Policia është duke vazhduar kërkimet për kapjen e tij.
Në kërkim të tij, Policia ka aktivizuar Njësinë K9.
Në raportin e Policisë t u bë e ditur se rreth orës 11:30, viktimat u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku më pas mjekët konstatuan vdekjen e tyre.
“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
