×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së: Po kërkoni rivotim në Mitrovicë pa i pasur të gjitha informatat, duhet parë çka ka ndodhë fillimisht

    Reporteri
    12 Nëntor 2025 | 17:39

    Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi në mbledhjen që po mbahet, lidhur me dyshimet për fletëvotimet në Mitrovicë, ka thënë se s’mund të kërkohet të shkohet në rivotim pa i pasur të gjitha informatat, shkruan Reporteri.net.

    “Ju po kërkoni të shkohet në rivotim pa i pasur të gjitha informatat. Së pari duhet me pa se çka ka ngjarë. Dhe po të thojmë që po krijojmë një komision që krijon raport që i nxjerrë të gjitha gjërat. Ju këtë s’pe pranoni. Mendoj që e kemi obligim, jo vetëm komision për këtë, por edhe për votimet me asistencë, sepse vetëm kështu ne mund të ndikojmë në përmirësimin e kuadrit ligjor, por vetëm kur i kemi të gjitha informatat”, tha Kurteshi.

    Pas kësaj ka reaguar anëtari i PDK-së, Arianit Elshani.

    “Atje e dini që fletëvotimet s’keni drejtë as mi prekë. Është menaxheri i kontratës. Nuk është mirë me ataku anëtarët. Një herë kam qenë në gjashtë vite me dëshmu dhe monitoru këtë proces. Është e rëndësishme ajo çka ka ndodhur. Prej KQZ-së është mirë me prit raporte të plota, e që unë nuk i kam”, tha Elshani.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!