Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar përkohësisht dy policë në Prizren, meqë janë dyshohet se janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri tjetrin që dyshohet të ketë ardhur pas një fjalosje gatë orarit të punës, ku edhe kanë ofenduar njëri-tjetrin.
Zëdhënësi i IPK’së, Arbër Beka, ka deklaruar se hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar nga Departamenti i Hetimeve në IPK me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë.
“Rekomandimi për suspendim të përkohshëm të zyrtarëve policorë është ndërmarrë me qëllim të mos-ndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve. Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt ndërmarrjes së veprimeve drejt fuqizimit të integritetit policor duke theksuar se sjelljet e këtilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me standardet e profesionalizmit që kërkohen nga një zyrtar policor”, ka thënë Beka./Reporteri.net