×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Në ora 12:00

    Clark sot nis dëshminë në Hagë, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit

    Reporteri
    17 Nëntor 2025 | 7:06

    Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, pritet të nis sot nga ora 12:00 dëshminë në gjykatën e Hagës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Clark ishte planifikuar të fillonte dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor, por Specialja njoftoi se do të rezervojë një ditë shtesë, siç u kërkua.

    Dëshmia e gjeneralit Clark pritet të zgjasë deri të mërkurën më 19 nëntor 2025, dhe do të jetë dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së Thaçit.

    Pas saj do të mbahet edhe një konferencë për ecurinë e çështjes.

    Seanca shtesë e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.

    Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

    Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John SteWart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

    Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

    DhSK-ja kishte bërë të ditur ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!