Anëtari i Listës Serbe në KQZ, Stevan Veselinoviq, është deklaruar lidhur me helmimin dhe alergjitë e anëtarëve të komisionit që merren me verifikimin dhe numërimin e votave të ardhura nga Serbia.
Ai ka thënë se ky helmim është, “shfaqje e orkestruar me qëllim që të vjedhin votat e kësaj liste dhe t’u shpërndahen të tjerëve, të cilët nuk fituan numër të konsiderueshëm votash të komunitetit serb”.
“Unë isha në dhomë, gjithashtu mbaja zarfet në duar dhe ato nuk mbajnë erë dhe nuk shkaktojnë alergji, pra nuk ka asnjë reagim”, tha Veselinoviq për Kosovo Online.
Vesilinoviq i cili tha ishte i pranishëm gjatë numërimit të këtyre votave, tregoi se në një moment, “sikur të kurdisur”, ku punëtorët në sekretariatin në fjalë që numëronin zarfet u ankuan në kundërmimin e tyre, duke thënë se po shkaktojnë alergji dhe kruajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.