Samir Ujkani në njërën nga intervistat e fundit ka thënë se ‘Kosova është zemra ime’
Kombëtarja e Kosovës të ejtën mbrëma mposhti Gjibraltarin 1-0, ndërsa nesër[e hënë] luan kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, shkruan Reporteri.net
Pas një kohe të gjatë Samir Ujkani u rikthye në portë në miqësoren kundër Malit të Zi ku e mbajti portën të paprekur.
Pas ndeshjes ai kaloi kohë të gjatë me tifozët e Kosovës dhe asnjërin nuk e refuzonte për fotografi, madje njërit ia dha fanellën e tjetër kujt edhe trakën e kapitenit.
Në intervistën e fundit të dhënë për emsionin “N’konak” Ujkani ka treguar shumëçka rreth jetës së tij.
“Unë kam lindur në Reznik të Vushtrrisë, në moshën 6 vjeçare kam shkuar në Belgjikë, atje jam rrit, një kohë të gjatë e kam kaluar edhe në Itali, por Kosova është zemra ime,” ka thënë Ujkani. /Reporteri.net/