×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport / Kualifikimet

    Kosova në kërkim të “mrekullisë” ndaj Zvicrës: Pse 6-0 do të ndryshonte gjithçka

    Reporteri
    18 Nëntor 2025 | 19:29

    Kosova ka një sfidë të jashtëzakonshme sonte në orën 20:45 ndaj Zvicrës. Për të kaluar në vendin e parë të grupit dhe për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës 2026, Kosova ka nevojë për një fitore me gjashtë gola dallim – një rezultat që duket thuajse i pamundur.

    Edhe brenda ekipit është e qartë se një skenar i tillë është i vështirë. Mos-grumbullimi i Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut për këtë ndeshje tregon se trajneri ka menduar më shumë për sigurimin e lojtarëve për ndeshjen e play-offit, duke shmangur rrezikun e kartonëve të verdhë.

    Por pse pikërisht rezultati 6:0 do ta ndryshonte situatën në tabelë?

    Zvicra ka 13 pikë, ka shënuar 13 gola dhe ka pranuar vetëm një, me një goldallim prej +12.
    Kosova ka 10 pikë, ka shënuar 5 gola dhe ka pranuar 4, të gjitha në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, me goldallim +1.

    Një fitore hipotetike 6-0 për Kosovën do ta barazonte numrin e pikëve me Zvicrën (të dy 13 pikë), por goldallimi do të favorizonte Kosovën (+7 ndaj +6 të Zvicrës), duke e bërë vendin e parë të grupit një realitet të mundshëm.

    Megjithatë, trajnerët dhe futbollistët e dinë se kjo mbetet vetëm një kombinim matematikor.

    Qëllimi kryesor i Kosovës është të hyjë në play-off me ritëm të mirë, energji pozitive dhe përvojë për ndeshjet vendimtare, pa e vënë si objektiv të pamundur sigurimin e kualifikimit direkt. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!