Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Rezultati edhe pas 45 minutash kohë e rregullt dhe një minute kohë shtesë, vazhdon të mbetet 0:0, shkruan Reporteri.net.
Përgjatë ndeshjes, Kapiteni i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, u fishkëllua nga tifozët.
Ai i Kosovës, Amir Rrahmani, u ndëshkua me karton të verdhë.
Trajneri Franco Foda ka nënvizuar rëndësinë e një paraqitjeje solide dhe formën shumë të mirë të disa prej futbollistëve, me theks të veçantë te Fisnik Asllani, i cili po shkëlqen me gola dhe lëvizje vendimtare në hapësira të ngushta.
Kosova ka siguruar fazën “playoff” për kualifikime në Kupën e Botës 2026 dhe kundër Zvicrës vetëm një rezultat prej gjashtë golave epërsi do të siguronte direkt një biletë për Kampionatin Botëror./Reporteri.net