Floktari i njohur i estradës, Kaci Lleshi, ka shprehur zhgënjim me zhvillimet politike në vend, ku sot dështoi të votohet sërish Qeveria.
Pas përfundimit të seancës, në hollin e Kuvendit kanë pasur një përplasje nënkryetarja e Kuvendit nga VV, Albulena Haxhiu me deputetin e PDK’së, Uran Ismailit, pamje nga e cila publikoi Reporteri.net.
Pikërisht tek kjo videon e publikuar në faqen e gazetës “Reporteri” në Facebook, ka komentuar Kaci duke shkruar “mjerim ku jetoijm”.
Në fjalën e tij pas prezantimit të kabinetit qeveritar, ku Konjufca e propozoi Albin Kurtin si zëvendës të tij, Ismaili tha se edhe vetë Konjufca e di se nuk mund të jetë kryeministër i vërtetë e Kurtin ta ketë zëvendës.
Për këtë deklaratë, Haxhiu pas seancës në hollin e Kuvendit i është kundërpërgjigjur Ismailit duke i thënë se “A menojshe që Albini e Glauku, si ti me Saminë a? […] Po çfarë kryetar komune ti pash Zotin?“. /Reporteri.net/.
