Moti i mirë që ishte sot ka bërë siç duket që një numër i madh i kosovarëve të shkojnë në Shqipëri.
Por një prej tyre ka shprehur shqetësimin e madh për kolonat e gjata të krijuara në kufi, ku i është dashur të pre gjatë për të hyrë në Kosovë pas vizitës së bërë në shtetin shqiptar, shkruan Reporteri.net.
Është ish- drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës Curr Gjocaj, që ka shprehur shqetësimin për kolonat e gjata të krijuara.
“E turpshme të jetë një kolonë e tillë në kufirin shqiptaro-shqiptar…, hyrja nga Shqipëria në Kosovë, kolona e gjatë…”, ka shkruar ai në Facebook, ndërsa ka postuar dhe foto. /Reporteri.net/.