Trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli, është shprehur tejet optimist që përfaqësuesja jonë do të shënoi fitore në ndeshjen e nesërme ndaj Malit të Zi, e vlefshme për Euro 2020.
“Me Malin e Zi kemi të drejtë me qenë optimist. Kjo ndeshja me Malin e Zi obligon vetëm fitore, mundet me qenë ndonjë ngarkesë e vogël, por jam shumë optimist, jam i sigurt që ekipi jonë është favorit absolut në ndeshjen e nesërme”, ka thënë Sokoli në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Ndeshja mes Kosovës e Malit të Zi luhet nesër duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.