Kosova dhe Mali i Zi do të përballen nesër (14 tetor) në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Përfaqësuesja jonë do të jetë nikoqir i malazezëve në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Bernard Challandes ka mbajtur konferencën e fundit për mediave pak çaste më parë, mirëpo nuk ka dashur të zbulojmë shumë nga skema e tij se si mund të luajë.
Përzgjedhësi i ‘Dardanëve’ pritet të luajë me skemën e tij tashmë të njohur 4-2-3-1, me Muricin në portë.
Katërshja në mbrojtje do të jetë e përbërë nga Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Benjamin Kololli, shkruan Telegrafi.
Mesfushorë defanziv do të jenë Herolind Shala dhe Valon Berisha.
Florent Hadërgjonaj, Bersant Clina dhe Milot Rashica do t’i japin mbështetje Vedat Muriqit të vetmuar në sulm.
Formacioni i mundshëm i Kosovës:
A.Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, V. Berisha, Hadergjonaj, Celina, Rashica, V. Muriqi.
Aktualisht Anglia është lider i Grupit A me 12 pikë, aq sa ka edhe Republika Çeke, Kosova me tetë, dhe Mali i Zi me Bullgarinë që kanë nga tri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.