Pas fitores së Republikës së Çekisë ndaj Anglisë, për Kosovën tri ndeshjet e ardhshme të grupit A janë ‘jetë a vdekje’ për të siguruar biletën për Kampionatin Evropian “Euro2020”.
Sfida e parë e Kosovës do të jetë sonte me Malin e Zi, në Prishtinë. Fat i mirë për Përfaqësuesen e Kosovës është rikthimi i yjeve nga lëndimet si Milot Rashica, Benjamin Kololli, Herolind Shala.
Por, përzgjedhësi zviceran i Kosovës, Bernard Challandes përsëri do të ketë “kokëdhimbje” për këtë ndeshje. Mesfushori i talentuar, Besar Halimi nuk do të mund të paraqitet sonte për shkak të kartonëve të verdhë.
Fantazisti’ shqiptar i Kosovës u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshje ndaj Anglisë. Halimi do të ishte titullar në ndeshjen e sotme.
Challandes në konferencat e tij për shtyp para ndeshjes kishte deklaruar se është duke e menduar të gjejë një zgjidhje për atë pozicion për ndeshjen me malazezët.
Në vend të Halimit, mund të luajë Anel Rashkaj, Idriz Voca dhe Valon Berisha.Kosova në ndeshjen me Malin e Zi pritet të startojë me formacionin: Muriqi, Kololli, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Rashkaj, Valon Berisha, Rashica, Rashani, Celina dhe Vedat Muriqi.
Ndeshja me Malin e Zi zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” prej orës 20:45.