Pas fitores me rezultat 2:0 të Kosovës kundër Malit të Zi, mesfushori Anel Rashkaj shkoi për t’i falenderuar tifozët e pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, mirëpo në këtë tentim të tij u pengua nga rojet e sigurimet.
Anel Rashkaj luajti mbrëmë në “Fadil Vokrri” prej minutës së 82-të të ndeshjes kundër Malit të Zi, në kuadër të Grupit A të kampanjës kualifikiese për Kampionatin Evropian 2020, transmeton Express.
Përkundër që nuk ishte titullar, Rashkaj e pati një tifoz në stadium i cili dëshironte ta takonte futbollistin. Tifozi zbriti në fushë me qëllim për ta takuar nga afër Rashkajn, mirëpo u ndalua nga rojet e sigurimet.
Në videon e mëposhtme ju mund ta shihni se njëri ndër rojet e ngreh për krahu vazhdimisht futbollistin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.