Dy motra janë përfshirë në një sherr me nusen e vëllait të tyre në Dibër. Për motive të dobëta, sic thotë policia, njëra e ka dhunuar dhe tjetra i ka drejtuar armën e gjahut, e cila ishte pa fishekë.
Njëra ka rënë në pranga tjetra po hetohet në gjendje të lirë.
DETAJET NGA POLICIA
Ushtron dhunë ndaj kunatës, arrestohet në flagrancë 45 vjeçarja, si dhe procedohet në gjendje të lirë motra e saj pasi kanosi kunatën me armë.
Sekuestrohet nga policia arma e gjahut.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasja :
Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).
Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D.
Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.
Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.