Fitorja dominuese e Kosovës 2-0 ndaj Malit të Zi ka marrë vëmendjen e pothuajse të gjitha mediave botërore.
Triumfi i “Dardanëve” në një ndeshje të shkëlqyer nuk ka lënë pa u komentuar as në mediat e Serbisë.
Gazeta serbe “Blic” në një shkrim të publikuar sot, e ka cilësuar Vedat Muriqin si “Zotin e futbollit në Prishtinë”, shkruan Reporteri.net.
“Ky njeri është ZOTI I FUTBOLLIT në Prishtinë! Anglezët do ta mbajnë mend mirë, stadiumi u përkul para tij dhe lëvdatat nuk pushuan!”, ky është titulli me të cilin kjo gazetë e shoqëron shkrimin për ndeshjen e mbrëmshme Kosovë-Mali i Zi.
Aty më pas ipet një biografi e shkurtë e Muriqit, dhe potencohet fakti se Muriqi ka mundur të zgjedh mes Shqipërisë e Kosovës, por që si kombëtare të zemrës ka zgjedhur atë të Kosovës.
Kujtojmë se Muriqi ka shënuar golin e dytë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Malit të Zi. /Reporteri.net
Kur goli i Vedat Muriqit??? vë në trans gjithë stadiumin Fadil Vokrri???@MuriqiVedat #EURO2020 @kosovanfooty_EN pic.twitter.com/44OlZSizM7
— NOC KOSOVO ??? (@NOCKOSOVO) October 15, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.