Rrezarta Krasniqi, kandidate për deputete nga LDK ka kujtuar përvjetorin e rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe të shumë bashkëluftëtarëve të tij.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se “do t’i nderojmë dhe do t’i kujtojmë përherë ata që u sakrifikuan për lirinë tonë”, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë i saj:
Sot shënojmë përvjetorin e rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe të shumë bashkëluftëtarëve të tij.
14 dhjetori 1998 mbetet një nga ditët më të rënda, por edhe më mobilizuese për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Do t’i nderojmë dhe do t’i kujtojmë përherë ata që u sakrifikuan për lirinë tonë. Falë tyre Kosova është e pavarur dhe sovrane.
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!