Një numër i madh i kandidatëve për deputet ia kanë mësyrë Kuvendit të Kosovës, por disa prej tyre veçse kanë filluar të dallohen.
Arben Gega është kandidat për deputet nga qyteti i Suharekës në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, aty ku mban numrin 68. Ndonëse vjen nga Suhareka, Gega ka një karrierë ndërmarrësie duke zhvilluar projekte të mëdha ndërtimi.
Shpallja e kandidaturës për të qenë deputet në Kuvend, është përcjellur nga një përkrahje e madhe prej komunitetit prej nga vjen, por edhe shumë punëtorëve që ndër vite kanë pasur punë me Gegën. Ai ka qenë një nga menaxherët kryesorë në kohën e artë të rrjetit të supermarketeve dhe kuzhinave “Benaf”.
Përpos që ka nisur të shpërfaq fushatën e tij me takime në gjithë Kosovën, duke i mbajtur ato prej Prishtinës, Skenderaj, Suharekë, Obiliq, Gjilan dhe tutje.
Një xhiro në llogaritë e tij në rrjete sociale shpërfaqin edhe një sens të lartë humori e sarkazme që e ka nisur edhe me veprimet zgjedhore mes kandidatëve, sikur kombinimet e numrave mes komunave.