Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili nga Komisioni i Sigurisë bëri një deklaratë të fortë duke pohuar se nga burgu janë porositur edhe vrasje.
“Ka raste që janë porositur vrasje nga burgu, do raportohen në Prokurori. Ndaj për të burgosurit do të kufizohen koha për telefonatat.
Ne jemi gati të implementojmë sistemin 41 bis në burgje, ndërsa keni si synim shtrëngimin e masave për persona që vuajnë dënimin në burgje, me rrezikshmëri të lartë”, tha Ismaili.
Ismaili komentoi edhe faktin që mes të burgosurve nuk do të ketqë më VIP-a dhe të dënuar që pretendojnë të trajtohen me benefite në qeli. Ai u shpreh se është investuar në spitalet e burjgeve në mënyrë që edhe kur të sëmuren të burgosurit, të mos jetë e nevojshme të shtrohen në spitale të tjera.
Ai theksoi më tej se është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019.
Drejtori i Burgjeve preku edhe temën e numrit të telefonatave që zhvillohen nga të burgosurit, teksa u shpreh se çdo i dënuar duhet të deklarojë 10 numra me të cilët flet dhe se do të bëjnë vetëm 8 telefonata në muaj.
“Ka një ulje të të dënuarve në burgje. Është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019. Kemi investuar në spitalet e burgjeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.