Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë se 10 ditët e ardhshme do të përcaktojnë 10 vitet e ardhshme të Kosovës.
Sipas tij, pesë vitet e fundit janë humbur në përçarje dhe kaos.
Tahiri ka deklaruar se Kosova ka nevojë për stabilitet dhe drejtim të qartë dhe se zgjidhja është një Qeveri në krye me Bedri Hamzën.
“Pesë vitet e fundit u humbën në përçarje dhe kaos. Kosova ka nevojë për stabilitet dhe drejtim të qartë. Qeveria e re, e udhëhequr nga Bedri Hamza, do të punojë për ta rikthyer vendin në rrugën e zhvillimit dhe të shpresës. Ky ishte edhe mesazhi im sot për mbështetësit tanë në Prishtinë, para nisjes zyrtare të fushatës”, ka shkruar Tahiri./Reporteri.net