Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se votimi në përfaqësitë diplomatike do të zhvillohet më 27 dhjetor, shkruan Reporteri.net.

Në faqen zyrtare, KQZ ka sqaruar edhe procedurat e votimit.

Të drejtë votimi në përfaqësi diplomatike kanë vetëm personat që janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike.

Reklamë

Votuesi identifikohet përmes një dokumenti të vlefshëm identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, si letërnjoftim, pasaportë apo leje e vozitjes./Reporteri.net