Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia në pushtet e ka shkelur Kushtetutën 48 herë.
Kreu i LDK-së ka thënë se kjo qeveri është pa legjitimet pasi është duke qeverisur me rezultat të zgjedhjeve të vitit 2021.
“Kosova është keq, pa legjitimitet qytetar, me një qeveri që e shkel Kushtetutën, që e zhvlerëson gjithçka çka ka Kosova, përfshi Gjykatën Kushtetuese, Supreme, institucionet e Kuvendit. Kuvendin e kemi shndërruar palaço institucion për 1 vjet”, ka thënë Abdixhiku.
“48 herë rresht e kanë shkelur Kushtetutën për një farë votimi të fshehtë. Qysh bre s’iu vjen marre?”, ka thënë i pari i LDK-së në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.\
Tutje Abdixhiku ka thënë se në politikë ka vlerë besa, derisa ka thënë se Vetëvendosje nuk ka besë.
“Në politikë ka veç një vlerë. Besa. Besimi. Qysh me i besu një njeriu që mashtron? Qysh me i besu një njeriu që kundërshtarin më të madh se ka Lumirin por vetveten”, ka thënë Abdixhiku.
“Politika duhet të bëhet me njëfarë dinjiteti sepse nuk është gjithçka te vota. Duhet me të ardh marre kur e njeh dikë krejt jetën e i thu je bashkëpunëtor i Serbisë. Për besë është njëfarë marre. Nuk është gjithçka te vota. Thu po i hupi do vota por s’po e them këtë. Duhet me u skuq pak. Trego pak dinjitet burrnor”, ka thënë Abdixhiku.