Vijon karvani i emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme të cilët tentojnë të futen në Shqipëri, me synim kalimin në vendet e BE. 22 persona mes të cilëve 10 fëmijë kurdë, afganë apo sirianë janë ndaluar sot në afër kufirit greko- shqiptar, saktësisht në fshatrat kufitarë të Vërnikut dhe Trestenikut.
Report Tv mëson se familjarët bashkë me fëmijët e ndaluar janë dërguar në qendrën e pritjes në Babrru, kurse të tjerët janë kthyer për në Greqi. Operacioni në kufi vijon me bashkëpunimin e Policisë Kufitare me FRONTEX. Por fenomeni vijon, dhe thuajse çdo ditë në kufi ndalohen rreth 20 klandestinë të cilët përshkruajnë itenerarin e njëjtë Greqi- Shqipëri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.