Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot tubime në Obiliq, Fushë Kosovë dhe Prishtinë, dega 2.

Në këto tubime elektorale, kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku do të prezantojë programin qeverisës dhe kandidatët nga këto degë.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Reklamë

Shihemi sot në Obiliq – Fushë Kosovë – Prishtinë Dega 2! ✌️

Sot, kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, vjen për t’ju folur drejtpërdrejt për vizionin e tij për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe plot shpresë.

Në Obiliq, Fushë Kosovë dhe Prishtinë Dega 2, do të prezantojmë jo vetëm programin qeverisës, por edhe kandidatët tanë nga këto degë, njerëz të njohur, të përkushtuar dhe të gatshëm të punojnë për qytetarët me ndershmëri dhe përgjegjësi.

Ejani sot të gjithë: qytetarë, familjarë, miq, aktivistë! Dëgjoni vizionin dhe programin e LDK-së. Jepni mbështetjen tuaj për një të ardhme më të mirë.

Zgjidh shpresën!
? Le të jemi bashkë për Kosovën, për ndryshimin që e presim!
VOTO 123 – LDK

Reklamë