Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shqipe Pantina, ka ftuar gratë dhe vajzat e Klinës në një takim të përbashkët që do të mbahet të shtunën, më 20 dhjetor, nga ora 15:00, në restorantin Antika.

Pantina ka theksuar se ky takim synon të hapë dialog dhe bashkëbisedim për mënyrat se si LDK dhe qeveria që do të udhëhiqet nga kryeministri Lumir Abdixhiku do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së grave dhe vajzave në Kosovë, e veçanërisht në Klinë.

“Së bashku do të flasim për vizionin e LDK-së dhe për politikat që synojnë fuqizimin e grave dhe vajzave, krijimin e mundësive të reja dhe përmirësimin e jetës së tyre në çdo aspekt,” ka bërë të ditur Pantina.

Reklamë

Ajo ka ftuar të gjitha gratë dhe vajzat e Klinës që t’i bashkohen këtij takimi, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe dialogut të drejtpërdrejtë.

Pantina kandidon në zgjedhjet e 28 dhjetorit me numrin 45.