Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj ka publikuar një video para tubimit që LDK pritet ta mbajë sot në Pejë.
Ai ka renditur pikat kyçe të programit të LDK-së për Pejën.
Ndër to ka ka përmendur një sërë investimesh infrastrukturore duke përmendur këtu: rrugën Pejë – Trestenik, Pejë – Gryka e Rugovës dhe përfundimi i tranzitit të Pejës.
Manaj si prioritet ka përmendur edhe ndryshimin e Ligjit për Parkun Nacional dhe projektin Borea.
Postimi i plotë:
Pejë – Lulja e Dukagjinit ?
Pas pak nis tubimi madhështor i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë – qytetin e qëndresës, vlerave rugoviste dhe shpresës qytetare.
Pikat kyçe të Programit të LDK-së për Pejën:
• Rruga Pejë – Trestenik
• Rruga Pejë – Gryka e Rugovës
• Përfundimi i tranzitit të Pejës
• Ndryshimi i Ligjit për Parkun Nacional
• Projekti Borea
Rrugëtimi ynë vazhdon!
Zgjedh shpresën — LDK 123 ✔️
Lumir Abdixhiku — 1 ✔️
Shkëmb Manaj — 29 ✔️