Festimi i futbollistëve të Turqisë për golin e shënuar ndaj Shqipërisë në minutën e fundit, po del të jetë i gabuar për kombëtaren turke.
Futbollistët turkë festuan në stilin e ushtarëve, duke lënë të kuptohet se e përkrahin presidentin turk Erdogan dhe bombardimet që ai i ka nisur në Siri, shkruan Reporteri.net
Prej disa ditësh po diskutohet një variant i ri i kualifikimit të Shqipërisë në Europioanin 2020 edhe pse matematikisht është jashtë gare.
Nëse Turqia nuk largohet nga Siria për luftën kundër kurdëve, atëherë mund të largohet nga UEFA.
Nëse kjo do të ndodhë, atëherë vendin e saj e merr vendi i tretë më i mirë ka thënë ish-gjyqtari i Superligës shqiptare, Lorenc Jemini.
“Shqipëria duhet të luftojë për vendin e tretë. Sot është folur edhe për një variant tjetër. Turqia nëse nuk tërhiqet nga Siria, atëherë mund të largohet edhe nga UEFA. Në këtë mënyrë, do të shkojë vendi i tretë më i mirë. Nuk i dihet. Është përfolur sot pasdite për këtë variant. Gjithsesi ne duhet të fitojmë ndeshjet për të kaluar edhe në një vazo më sipër. Sa i përket festës ndaj nesh të turqve, ka vetëm vendim disiplinor”, tha Jemini.
Ndryshe, Shqipëria iu rikthye mbrëmë fitoreve duke mposhtur bindshëm Moldavinë në udhëtim me rezultat 0-4./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.