×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Reporteri
    22 Dhjetor 2025 | 16:53

    Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi- Shemi i grupit “Ilirët”, është gjetur i vdekur. 

    Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Gazetës Online Reporteri.net. Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se policia është njoftuar për rastin rreth orës 15:00. Sipas tij, pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë. Me të marrë njoftimin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull” ka deklaruar Pllana.

    Shemsi Krasniqi, i njohur me nofkën Shemi, ishte këngëtar dhe vokalisti i grupit muzikor rock “Ilirët”, një nga grupet më të njohura shqiptare që ka lënë gjurmë të mëdha në skenën muzikore të Kosovës

    Shemi u bë i njohur kryesisht si zëri dhe figura kryesore e grupit Ilirët, i cili u formua në vitet 1980 dhe u bë i dashur për publikun për stilin rock-folk dhe këngët që shpesh pasqyronin temat sociale dhe identitare të shqiptarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!