×
  • Sport
  • Sport

    Kritikohet përzgjedhja e 11-shes së Rafet Prekazit: Mos i shiko me xhelozi vetëm pse luajnë në Kosovë

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 22:09

    Kosova U21 u mposht me rezultat 1-2 nga Shqipëria U21 në ndeshjen kualifikuese për Evropianin e të rinjve.


    Golin e vetëm për Kosovën shënoi Blend Baftiu pas asistimit të bashkëlojtarit të tij te skuadra e Ballkanit, Arbër Hoxha.

    Por dyshja e lartë cekur ishte inkuadruar në lojë vetëm në 10 minutat e fundit duke lënë ‘gjurmë’ në fushë për Kosovën U-21.

    Kjo ka bërë që pas ndeshjes të reagon edhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili sot ishte prezent në Elbasan.

    Kabashi, ka kritikuar elektorin e Kosovës U-21 Rafet Prekazi për mos inkuadrim të dyshës Hoxha-Baftiu më parë në lojë.

    “Me luanat e FCB, për 10 minuta kta ta kryjnë lojën, por duhet trajneri mos ti shikoj me xhelozi vetëm pse luajnë në Kosovë” ka shkruar Kabashi.

    Ndryshe Ballkani është në vendin e parë në Superligë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!