Sadio Mane ishte shumë i nervozuar me Mohamed Salah në fitoren 3-0 që Liverpooli e arriti në gusht kundër Burnleyt
Sadio Mane u zemërua jashtëzakonisht shumë pse Salah nuk ia pasoi topin Mo Salah në ndeshjen kundër Burnleyut, shkruan Reporteri.net
Tani që çdo gjë është rikthyer në normalitet Mane ka zbuluar edhe fjalët me të cilët iu ishte drejtuar Georginho Wijnaldum skuadrës pasi ata mbërritën në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes me Burnleyn.
“Të gjithë po talleshin me ne,” ka thënë Mane për Canal+
“Wijnaldum, i cili ka dëshirë t’i ngacmojë njerëzit priti derisa të ishin të gjithë aty, erdhi afër tek unë dhe bërtiti ‘Mo Salah, pse Mane dëshironte të godiste ty?’ dhe e gjithë skuadra filloi të qeshte.
Më pas aty në dhomat e zhveshjes diskutuan edhe dy protagonistët, Mane dhe Salah.
” Ai më tha mua ‘Sadio, pse je nervoz?’ unë i thashë ‘Duhej që të më pasoje topin, Mo?, i cili më tha se ‘Nuk të pashë. Ti e dinë se nuk kam asgjë kundër teje,” shtoi Mane.
“Ne flasim në telefon kohë pas kohe dhe nuk kemi ndodnjë problem. Gjithçka është mirë siç ka qenë më parë,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.