Numërimi i votave me postë për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e fundit po vazhdon. Deri më tani, janë numëruar 68 nga 92 vendvotime, apo 73,91% e totalit.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm edhe te votat me postë. Pas VV, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila vetëm tek votat me postë ka dalë më e votuar se Partia Demokratike e Kosovës.

Votimi për kandidatët me deputet pothuajse ka renditjen e njëjtë sikur mënyrat e tjera të votimit.

Reklamë

Reporteri.net ju sjell dhjetë kandidatët më të votuar nga partitë nga votat me postë.

Kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes deri tani janë:

Albin Kurti – 13,411 vota

Glauk Konjufca – 12,004 vota

Albulena Haxhiu – 8,269 vota

Reklamë

Hekuran Murati – 7,191 vota

Donika Gërvalla-Schwarz – 6,837 vota

Xhelal Sveçla – 6,418 vota

Hajrulla Çeko – 4,975 vota

Reklamë

Ejup Maqedonci – 4,836 vota

Mimoza Kusari-Lila – 3,893 vota

Avni Dehari – 3,284 vota

LDK

Reklamë

Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kandidatët më të votuar deri tani janë:

Lumir Abdixhiku – 1,623 vota

Hykmete Bajrami – 1,462 vota

Ukë Rugova – 1,286 vota

Reklamë

Avdullah Hoti – 1,074 vota

Kujtim Shala – 1,030 vota

Doarsa Kica Xhelili – 998 vota

Armend Zemaj – 865 vota

Anton Quni – 822 vota

Fadil Hadergjonaj – 586 vota

Arben Gashi – 530 vota

PDK

Ndërkaq, në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), kandidatët më të votuar deri tani janë:

Bedri Hamza – 1,480 vota

Arian Tahiri – 864 vota

Përparim Gruda – 850 vota

Sala Jashari – 597 vota

Vlora Çitaku – 518 vota

Nait Hasani – 495 vota

Uran Ismaili – 491 vota

Artan Behrami – 473 vota

Ganimete Musliu – 456 vota

Enver Hoxhaj – 393 vota

AAK

Ramush Haradinaj – 870 vota

Daut Haradinaj – 697 vota

Besnik Tahiri – 625 vota

Bekë Berisha – 486 vota

Agim Çeku – 466 vota

Burim Ramadani – 444 vota

Time Kadrijaj – 420 vota

Arbër Tolaj – 302 vota

Arton Demhasaj – 285 vota

Teuta Haxhiu – 275 vota

Sa i përket votimit me postë sipas subjekteve politike, kur janë numëruar 73,91% e votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 72.39%, apo 14,099 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e dyta me 10.57%, ose 2,058 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 8.24%, apo 1,605 vota.

Ndërkohë, AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 4.67%, ose 909 vota.